TEKSTESHQIP
Nota Fest 2020
Rikthehet pas një pauze 10 vjeçare festivali prestigjioz i këngës së lehtë zbavitëse shqipe në Maqedoninë e Veriut “Nota Fest 2020”. Pas përfundimit të konkursit i cili ishte i hapur për një muaj e gjysmë, juria profesionale e festivalit pasi ka dëgjuar të gjitha materialet muzikore të arritura gjatë kësaj periudhe ka vendosur që të përzgjedh vetëm 15 këngë konkurrente. Vlen të theksohet se artistët janë nga të gjitha trojet shqiptare si nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria po edhe Kalabria. Juria e Festivalit “Nota Fest 2020” e përbërë nga personalitete të artit si; Arben Asllanaj, Ramiz Jusufi – Ciki, Ilira Ismaili, Shpend Ahmeti, Lira Bojku me mbikëqyrjen e Adem Ymerit vendosi të përzgjidh 15 këngët më të mira për konkurrim. Interesimi dhe profesionalizmi ka qene si asnjëherë më parë në historinë e festivalit “Nota Fest”.

Edhe pse në një periudhë të pazakontë, Nota Fest erdhi për teleshikuesit me nota optimizmi në festën muzikore. Në këtë rikthim u ndanë shumë çmime të merituara. Suksese të gjithë artistëve!
1.Çmimi Teksti më i mirë- i përket këngës me titull "Ç'ka ka ikur, më nuk vjen" me vargje nga Jorgo Papingji, interpretim nga Hana Palloshi.
2.Kompozimi më i mirë- shkon për këngën me titull "Thirrëm" e realizuar nga Gramoz & Greis Kozeli.
3.Orkestrimi më i mirë - i shkon orkestruesit të këngës me titull "Të harrova" e kompozitorit Aleksandër Masevski, me interpretuese Eliona Qira.
4.Interpretimi më i mirë vokal- Eliona Qira
5.Produksioni më i mirë- i shkon këngës me titull "E dalura nga ëndrrat" me interpretim të Gramos Aliut.
6.Çmimi Best Dance- shkon për këngën me titull "Ç'po ndodh me mua" me interpretues motrat binjake Hana & Eranda Haskaj.
7.Çmimi Agron Berisha - i shkon grupit të rrokut arbëreshëve Peppa Marriti Band me këngën me titull "Poezia"
8.Çmimi i Televizionit 21 -shkon për këngëtaren Majlinda Cikaqi me këngën "Sikur dje".
9.Çmimi Produksioni Avantgarde- shkon për artistin Lis Asllanaj me këngën me titull "Hajgare e jetës".
10.Çmimi Facebook & Instagram -shkon për interpretuesen Rea Nuhu me këngën me titull "Na dy".
11.Çmimi Youtube -shkon për artisten Eliona Qira.
12.Kënga Stil -"Hajgare e jetës" për Lis Asllana.
13.Çmimi i karrierës -shkon për kantautorin Artan Bakija.
14.Çmimi New artist -shkon për artistin Pjetër Doda.
15.Kantautori më i mirë- i shkon kantautorit Selami Pollozhani
16.Kënga Hit -ishkon këngës "Na dy" interpretuar nga Rea Nuhu.

ÇMIMET E JURISË PROFESIONALE
3.Çmimi i tretë- "Të ndarë" - Sara Berisha
2.Çmimi i dytë- "Të harrova" -Eliona Qira
1.Çmimi i parë- "Frymë"-Xhesika Polo

Nota Fest 2020 (2020)
  • Nota Fest 2020
  • Viti: 2020
  • 19/12/2020 - 19/12/2020