TEKSTESHQIP
Nota Fest 2022
Salla e Teatrit Popullor në Shkup ishte vendi ku simpatizantët e këngës shqipe ndoqën edicionin e 18-të të Festivalit më të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Nota Fest. Për dallim nga dy vitet e kaluara ku si pasojë e pandemisë festivali në fjalë u realizua me dyer të mbyllura dhe vetëm në transmetim të drejtëpërdrejtë televiziv, kësaj radhe nuk munguan duartrokitjet e publikut. Programi i festivalit ka paraparë performimin e 17 këngëtarëve.src="/img/arkiva/galeri/

Pjesë e këtij edicioni ishin kryesisht këngëtarët e rinj, por edhe këngëtarë të cilët tashmë janë të njohur për publikun shqiptar, si nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, si edhe nga Mali i Zi. Për dallim nga viti i kaluar ku këngët kryesisht ishin balada, këtë vit, sipas organizatorëve, kishte një miks të zhanreve muzikore.

Çmimin për këngën më të mirë të festivalit e përcaktoi publiku nëpërmjet të drejtës së votimit, ndërsa juria profesionale ishte caktuar për ndarjen e çmimit kryesor dhe dytësor. Çmimi për vendin e parë kishte shpërblim prej 2.000 euro, për vendin e dytë 1.500 euro dhe vendin e tretë 1.000 euro të cilat vlejnë për shpenzim të videoklipeve. Përveç këngëve garuese, programin e zbukuruan edhe disa këngë të kënduara nga mysafirë specialë.
Nota Fest 2022 (2022)
  • Nota Fest 2022
  • Viti: 2022
  • 23/12/2022 - 23/12/2022
  • Salla E Teatrit Popullor
  • TV: Tvm2