Më mbaj mend (për 1 muaj)

Nusret Kurtishi - Kenga E Lugut Baranit Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

O Haj medet o për lug t'Baranit
O n'kam nau çue Sava i Llazarit
Sav batarja o mor ka bo be
Ka me gri Shqiptar e me pre
Ka me gri Shqiptar e me pre
Me jau ndru more t'juve fe
Sav batarja n'kam nau çue
Bataljonin e ka shtëngue
N'Baran t'eperm o koka shkue
Ka njo për shpi o naj ka bashkue
A po bohi o vlla me mue
Fen e sllavit o me pranue
Fen e sllavit o me pranue
Ja te ton kini marue
Hazir Alija n'kam nau çue
Dogri Saves naj ka kallxue
Na Shqiptar thot jem qillue
Pa na gri o pa na coptue
Pa na gri o pa na coptue
Fen e sllavit s'kem me pranue
O at'her Sava o koka idhnue
I mur burrat o i ka radhue
Katerdhjet o naj ka radhue
N'vend Bataren o jau paska lshue
Mir naj grini o mor katerdhjete
Ton Shqiptar o trima tvertete
Tonve u past o shpirti rahmete
Kan dhan jeten o per shehadete
Sal Bajraktari n'kam nau çue
Në çdo fshat o koka shkue
Krejt katunet jan besatue
Me na gri o me na coptue
Me na gri o me na coptue
Fen e sllavit skem me pranue
Për skaj Peje kur kokan shkue
Kokan ul pak me pushue
Kokan ul o pak me pushue
Bajraktari n'kam nau çue
Osht çu n'kam aj trim i vërtete
E ka çu o gishtin përpjete
E po raka n'shehadete
O umeti Muhamede
Shehadet bin me rob me fmie
Nuk dojm kisha po dojm xhamie
Nuk dojm kisha po dojm xhamie
Jem Shqiptar kurr s'bohem shkije
Zani tyre o larg koka mrije
Sav Batarja o i paska nije
Sav Batarja o koka idhnue
Rob e fmije o para i ka vnue
Tarnakop o jau paskan prue
Vorret vetit o me jau marrue
Nuk kisht gja vllazen ma gazepe
Me pa gjall o vorrin vete
Ka qu Zoti mor tym e shie
N'çat kjamet Sava na ka grie
O pa shpirt Sava na ka grie
Qashtu ndhe more i paska shtie
Kerkush varret sot nuk jau dine
Permi Pej mor ni ledine
Kral Nikolla ty t'hupt rraja
S'ti harron vujtjet Kosova
Që coptove n'Shqiptarie
Si n'Kosov e si n'Shqipnie
Tan Kosova mor haj medete
Fort prej sllavit kan lan gazepe
Qashtu i shkoj mbretit n'syrete
Kur po i sheh mbreti fmin ne djepe
Si e kan qu o gishtin perpjete
Lot te mjekrra ju kan perpjeke
O Kral Nikolles i çon habere
T'kom dhon besen n'dahem keqe
Shqiptart n'fe o mos mi preke
Kam sundue un 500 vjete
Kam sundue un 500 vjete
Kerkun rajen o sti kam preke
Kral Nikolla o ban medete
Sa kesh i knaqt spata sundu vete
O u bona kral ani i hupa krejte.






Nusret Kurtishi - Kenga E Lugut Baranit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenga E Lugut Baranit".
3. Video është e këngës "Kenga E Lugut Baranit", por nuk këndohet nga Nusret Kurtishi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Nusret Kurtishi:


Komente 0