TEKSTESHQIP
Nyje - Arsye E Kulluar
Nyje
Arsye E Kulluar

Për muzikën dhe për tekstin është kujdesur Miril Bicolli.

Teksti :: Song Lyrics

Dhe pse mendja më nxorri pa faj
Prapë rri duke menduar
Si logjika dëshirën se fal
Por e mban të dënuar.

Duke ndjekur ëndrrën
Se një ditë do vijë..

Gjithshka që ndan ështe per tu mohuar
Gjithshka që qan eshtë per tu ndihmuar
Nuk ka nevojë për te edukuar
Sa ka nevojë për të pranuar.

Por mendimi im
Ngec në labirint...

Jo vullneti s'pranon dot disfatë
Po vazhdon I vetmuar
Gurin ta shtyjë me forcë sa më lart
Drejt majës së munguar.

Duke ndjekur ëndrrën
Se një ditë do vijë...

Gjithshka që ndan ështe per tu mohuar
Gjithshka që qan eshtë per tu ndihmuar
Nuk ka nevojë për te edukuar
Sa ka nevojë për të pranuar.
Komente 0