Më mbaj mend (për 1 muaj)

Nysret Muqiqi
  • Vendlindja:
  • Podujevë 
  • Ditëlindja:
  • 1 Maj
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  123

Nysret Muqiqi është këngëtar i njohur. AUTOBIOGRAFI:
Hera e parë që kam filluar të këndoj së pari nëpër dasma kanë qenë vitet e 78-ta, kur kam qenë 14 vjeçar. Më kujtohet nëpër dasma në komunën tonë, Besianën dhe në rrethinë. Pas viteve ’78-ta, kam qenë anëtar i Shoqërisë Kulturore-Artistike “Josip Rela”. Në atë kohë kemi pasur koncerte në gjithë Kosovën. Pra, në koncerte ishte hera e parë që kam dalë para publikut. Në këtë shoqëri ishte këngëtarja Shyhrete Behluli, e cila në atë kohë ishte edhe nuse e Llapit. Në këtë shoqëri kam qenë deri në vitet ‘83-‘84 ku më pas vazhdova studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe në vitin 1984-‘85 u bëra edhe anëtar i Shoqërisë Kulturo-Artistike Akademike të studentëve “Ramiz Sadiku” dhe qëndrova në këtë shoqëri deri në vitet e ‘90-ta. Mirëpo, siç e dini edhe nga regjimi i atëhershëm u mbyllën shumë institucione tona dhe atëherë në vitet ‘90-‘91 së bashku me Valton Beqirin, Ylber Asllanin, Arben Asllanin dhe Valbon Beqirin e pamë të rrugës ta formojmë një grup muzikor, ansamblin “Korona”, ku edhe sot e tutje jam anëtar. Nuk di as vetë si t’i përshkruaj emocionet që kanë qenë, pasi unë kisha një përvojë nëpër dasma e ahengje, mirëpo kur ishte turma e madhe prej 1000-2000 personash, është diçka tjetër. Është shumë një përgjegjësi e madhe, por kur kisha parasysh që publiku më ka pritur shumë mirë, atëherë harrova emocionet. Çdo koncert i ka karakteristikat e veta, mirëpo koncertet e para me Shoqërinë Kulturo-Artistike Akademike të studentëve “Ramiz Sadiku”, në vitin 1985, kur i kemi pasur tri koncerte në Gjermani, janë të paharruara kur i gjithë publiku këndon dhe qanë me ty. Kohëve të fundit kërkesat e publikut janë më ndryshe. Unë nuk dua të hy në temat e këngëve tallave e të tjera, mirëpo me të vërtetë është një temë që nuk mund ta kuptoj as vetë pse ndodh kjo. Mund ta vëresh për shembull krahasimin e një kënge shqipe, autoktone dëgjohet shumë më pak ose nuk dëgjohet në krahasim me një këngë që është greke, rumune, turke, por që ka vetëm tekstin shqip. Unë jam baba i tre fëmijëve, Albatriti, Albiona dhe Enesa. Kohëve të fundit jam angazhuar të punoj diçka më shumë për djalin, sepse edhe ai ka filluar të merret me këtë profesion.

Më datë 7 Maj 2014, Nysret Muçiqi publikon videoklipin "Me I Bukuri Gabim".

Më datë 20 Nëntor 2015, Nysret Muçiqi & Corona publikojnë videoklipin "Embelsira Ime".

Më datë 12 Gusht 2017, Nysret Muçiqi publikon videoklipin "Tre Mije Vjet Me Plis Te Bardhe", në bashkëpunim me Corona.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  qlirche  

Komente

2

I ati i

Albatrit Muqiqit

Bashkëshorti i

Merita Spahiut

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Nysret Muqiqi »


Komente mbi këtë artist


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet