Oda
Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj
Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj
Teksti :: Song Lyrics
A do t´kuptoj ndonjë herë
Prej nga më erdhe ti
A thua dole nga zjarri
Shkendijë e Perëndisë
Dhe mbushe botën me
Aromën e vdekjes së lehtë
Që zbret nga malet si zogjët
Kur nisen në jugun e nxehtë.
Në pllëmben timë ti erdhe e mërdhirë
Si trumcak
Na ishtë dimër vetmi e më the
S´do t´shkojmë shumë larg
Dhe mbushe botën me
Aromën e vdekjes së lehtë
Që zbret nga malet si zogjët
Kur nisen në jugun e nxehtë.
Të kujtoj dhe nuk kuptoj
Nuk e di a të bëra vetë
Dhe nuk e di a të humba vetë
Apo do të kthehesh ndonjë herë
Të kujtojë dhe nuk kuptoj
Nuk e di a të bera vetë
Apo ndoshta ti zbrite nga qiejt
Si shiu në pranverë.
Prej nga më erdhe ti
A thua dole nga zjarri
Shkendijë e Perëndisë
Dhe mbushe botën me
Aromën e vdekjes së lehtë
Që zbret nga malet si zogjët
Kur nisen në jugun e nxehtë.
Në pllëmben timë ti erdhe e mërdhirë
Si trumcak
Na ishtë dimër vetmi e më the
S´do t´shkojmë shumë larg
Dhe mbushe botën me
Aromën e vdekjes së lehtë
Që zbret nga malet si zogjët
Kur nisen në jugun e nxehtë.
Të kujtoj dhe nuk kuptoj
Nuk e di a të bëra vetë
Dhe nuk e di a të humba vetë
Apo do të kthehesh ndonjë herë
Të kujtojë dhe nuk kuptoj
Nuk e di a të bera vetë
Apo ndoshta ti zbrite nga qiejt
Si shiu në pranverë.
- Publikimi: 12/01/2013
- Ora: 21:49
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0