(1932-2003)
Biografia
Shkrimtarit bashkëkohor të letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja "2000 Milenium" e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës (ABI). Medalja është mirënjohje që u jipet krijuesve të shquar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët meritojnë të radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 80 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është shpërblyer dhe mirënjohur nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC), nga instituti ndërkombëtar i studimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Mynih me romanin për fëmijë "Historia e Skënderbeut", sipas veprës së Naim Frashërit. Kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit.
Grillo studioi gjuhë-letërsi dhe gazetari dhe u diploma në Universitetin e Tiranes, ne vitin 1962. Mbas mbarimit te studimeve punoi si redaktor ne revisten “Hosteni” (ishte vetem 17 vjec), për të vazhduar më tej në Shtëpine Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat “Bota e fëmijeve” dhe “Kultura Popullore” dhe deri sa doli në pension punoi në shtëpinë botuese Naim Frasheri, fillimisht si redaktor, e me pas si shef i redaksisë së letërsisë për femije. Mbas pensionit punoi si redaktor në shtepinë botuese “Toena”.
Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar “Shtatë ngjyrat”.
Grillo shkroi e botoi me shume se çdo shkrimtar tjetër i kësaj letërsisë dhe ne veprën e tij rroku tema e fusha te mbështetura ne motivet popullore e veçanërisht vend-lindjes se tij, Vunoit. Ai përpiqej gjithmonë te sillte diçka te re ne letërsi dhe e pasuroi atë me risi, përvoja elemente dhe format te reja artistike. Ai kishte lindur për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i saj dhe iu përkushtua asaj tere jetën, me talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte.
Shkrimtarit bashkëkohor te letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja “2000 Milenium” e Institutit Biografik Nderkombetar te Amerikes (IBA). Kjo medalje u jepet njerëzve qe radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 120 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera.
Grillo është perfshire ne edicionin e 16, “International Authors and Writers Who’s Who” 199/2000, botim i qendres biografike te Cambridge-it në Angli (IBC).
Ai drejtoi per me shume se dhjete vjet Shoqaten Mbarekombetare te Shkrimtareve per Femije e te Rinj, si kryetar e se fundmi si president. Gjithashtu Grillo eshte nderuar me titujt Mjeshter I Madh, Laureat i cmimit te Republikes.
“Historia e Skënderbeut”, sipas veprës së Naim Frasherit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit. Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale mbasi kaloi kater muaj ne koma ne një nga spitalet e Nju Jorkut.
Shkrimtari Odhise Grillo ka dhëne ndihmese te shquar ne te gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë për fëmije, madje edhe për teatrin e me perkthime. Odhise Grillo ka kontribuar dhe me tekste këngësh si për te rriturit edhe për fëmijët si psh: “Macja le te lahet”. Nga bashkëpunimi i tij me Agim Prodanin mund te veçojmë këngët “Kujtimet e studentit”, “Vajza me trëndafil”, dhe “Kur gjethet bien në vjeshte” me kompozitor Leonard Deda. Ne thelb ky autor mbeti prozator me rikrijimet e përrallat dhe novelat e romanet, poet që shkëlqeu në poemat për të vegjël.Ai ishte shume i njohur për veprat e tij.
Tituj te veprave:
“Shtatë ngjyrat”, vjersha, 1954
“Pushkë në bregdet”, novelë, 1967
“Njeriu i natës”, novelë, 1972
Enderra e nje nates se fundit, novele,
“Ai që mundi perandorin” triptik poemash, 1978
Lulet e lirise, triptik poemash
Fllad e shqote, triptik poemash
“Balada e burrave të Vunoit”
“Balada e lirisë”
Trimeresha e Terbacit, poeme,
Kenga e Maros, poeme,
Valbona been ylberin, poeme
“Zërat e fëmijërisë”, vjersha e poema, 1979
“Një zogë dhe një lule”, vjersha e poema, 1982
“Gabimet e Veshkaushit, përralla, 1984
“Historia e Skënderbeut”, rikrijim për të vegjël, 1987
“Përtacukët”, poemë humoristike, 1988
“Erdhi Dita e Arbërit”, pershtatje per femije, 1989
“Shokët e Veshkaushit, përralla, 1990
“Don Kishoti i Mançës”, rikrijim për të vëgjel, 1992
“Lahuta e malësisë”, rikrijim për të vegjel, 1992
“Një njeri bëhet majmun”, poemë humoristike, 1993
“Miqte e Veshkaush Llapushit, përralla, 1995
Vellai I Veshkaushit
“Tradhti në sarajet e Topias”
“Porsi kenga e zogut të verës”
“Mollekuqja e fëmijërisë”, vjersha e poema, 2001
Çamçakëzi
Një njeri u bë majmun
Përtacukë
Thikë Pas Shpine, novele me motive pga poema e Serafina Topia e Jeronim De Rades
Thirrjet e gjakut, novele sipas poemas Kenga e Sprapme e Bales, e Gavril Dares i Riu
Përmbledhje me vjersha e poema
Përmbledhje me përralla
Novela e tregime
Romane e novela te ritreguara
Studime e kritika letrare
Përkthime etj.