A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Odhise K. Grillo
(1932-2003)
  • Vendlindja:
  • Vuno (Himarë) 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  48

Odhise K. Grillo është shkrimtar shumë i njohur. Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shtator të vitit 2003. Grillo ishte një shkrimtar i njohur shqiptar, i cili dha një kontribut të madh për letërsinë shqiptare. Ai studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1962.

Shkrimtarit bashkëkohor të letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja "2000 Milenium" e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës (ABI). Medalja është mirënjohje që u jipet krijuesve të shquar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët meritojnë të radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 80 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është shpërblyer dhe mirënjohur nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC), nga instituti ndërkombëtar i studimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Mynih me romanin për fëmijë "Historia e Skënderbeut", sipas veprës së Naim Frashërit. Kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019