>
LETERSISHQIP

Më Kapi Shtrëngata Në Rrugë

Shtrëngata më bëri të ulem në shesh,
Nëpërkat kafshonim në kokë horizontin,
Gjëmimet më sollën mallkimin e saj në vesh:
Të vraftë Zoti!
U ula në shi këmbëkryq mbi rrëké
Dhe prita fundin me sytë në dhé
Përpara ballit më kaloj një rrufé,
U afruan dy, u shkarkuan tre,
Unë vetëtimën thërrisja:më vra ku je!?..

Po retë u grisën në shtatëmijë pjesë,
Nxorra nga çanta një mollë farëzezë,
E ndava me Zotin në mes.