TEKSTESHQIP
Biografia
Olgera Lleshaj ka nisur aktivitetin e saj muzikor duke kënduar që e vogël në evente muzikor organizuar në qytetin e saj, por dhe në koncerte të ndryshme në Diasporë. Olgera ka kryer studimet në Universitetin e Ca Foscari në Venezia.

Në Maj 2013, Olgera Lleshaj merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Jo Ti Mos Harro", realizuar nga producenti i mirënjohur Stine, Olgera arriti të hynte në 30 këngët më të mira të festivalit, duke kaluar në fazën gjysmëfinale ku performoi 100 % live shoqëruar nga një orkestër. Kënga pati kritika pozitive nga publiku.

Më datë 17 Tetor 2013, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Ne Zemer Te Mbaj". Videoklipi i saj i parë u prodhua nga Urban Graphics. Kënga është një baladë R&B realizuar nga Stine.

Më datë 13 Dhjetor 2013, Stine publikon videoklipin "Te Rrim Larg", në bashkëpunim me Olgera Lleshaj. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Në Prill 2014, Olgera Lleshaj merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Zemër".