TEKSTESHQIP
Biografia
Olsa Muhameti është autore dhe producente ekzekutive shqiptare. Ajo është e njohur për angazhimin e saj si autore dhe producente në disa programet televizive në Shqipëri dhe Kosovë, si Përputhen dhe Big Brother VIP Kosova.

Olsa Muhameti ka nisur karrierën televizive në moshë të re, duke punuar fillimisht si gazetare në Vizion Plus dhe më pas në TV Koha. Më pas ajo ka punuar rreth pesë vite në TV Klan dhe gjatë kësaj periudhe ka kontribuar gjithashtu në ABC News. Për një periudhë të gjatë ajo ka qenë pjesë e stafit të Top Channel, ku ka qenë autore e programit Për'puthen.

Muhameti ka qenë gjithashtu autore edhe e dy edicioneve të spektaklit ndërkombëtar të gatimeve Hell's Kitchen Albania dhe ka kontribuar për një sezon në E Diell.

Në vitin 2024, Muhameti u angazhua si producente ekzekutive e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Kontribuan: