TEKSTESHQIP
Orges & Ockus Rockus Band - Jeta Në Orën 4 Të Mëngjesit!
Orges & Ockus Rockus Band
Jeta Në Orën 4 Të Mëngjesit!
(Feat. Martin Eberle)

Teksti :: Song Lyrics
Jeta është një fjalë me 4 gërrma që të ha,
zgjohesh "cool" dhe ngrysesh i vdekur sa më s'ka,
një "sofër lodhjesh" gjithmonë e shtruar,
ku duhet ngrënë, pirë dhe dashuruar!

Mbushma gotën që të pijë, të dehem,
se gota e njeh jetën më mirë se mua,
më pas dua të zihem me gërrmat e tua,
çdo njërës prej tyre një kitarrë në kokë ti thyej!

Ref.
Por duhet jetuar, jetuar, e ku di unë se çfarë,
se zgjidhje tjetër jo më s'ka!
Kështu mendohet gjithmonë ditën tjetër kur je esëll,
realiteti dritat ndez, nuk ka më bukur se dita "NESËR!"

Ndaj jeto, jeto, e ku di unë se çfarë,
se zgjidhje tjetër jo më s'ka!
Realiteti dritat ndez,
nuk ka më bukur se dita "NESËR!"

Harrakatur në damarët e gjakut që ti pin‘,
rraskapitur deri n'lindjen e një dite "prap‘!"
Nuk të them dot: JO! - se prap(ë) ia vlen, kët' gjë e di,
nuk të them dot: JO! -, pra, do t'jemi bashkë!
Komente 0