TEKSTESHQIP
Biografia
Në grupin Originallat bejnë pjesë: Presioni, Jeton, Klepto, Cyanide, N.a.G dhe B52. Ky grup u formua në vitin 2009. Arsyeja pse këta repera u "ndan" nga grupi T.B.A eshte se ata nuk donin te qëndronin me repera te tjerë te grupit T.B.A (te cilët kanë hyr ne grup pas albumit te 2 ) dhe hapen rapgrupin e tyre te quajtur " ORIGINALL ". ketë veprim e tregon me se miri Cyanide ne një interviste ku thotë: " këna dashtë me qendru originall pa komercializime dhe te dallojmë si reperat ma te hershem".

ORIGINALLAT ishin një rapgrup shumë i fort, ku me se miri e dallojmë ne vitin 2012 ku Presioni lanson Albumin e tij te 2 " Kategori e Rond". Cyanide lanson Albumin e tij te 3 " Idiokraci" dhe B-52 lanson Albumin e tij te parë " Ner Tok".
Saj përket albumeve ORIGINALLAT kishin ber një album, por sot e asaj dite aj album nuk u lansua kurrë.

ORIGINALLAT pauzuan ne vitin 2014, ku disa repera po ashtu e lan repin siç janë Presioni, JeTon, N.A.G, B-52. ku dhe secili morri rrugën e vet personale.

Sot përveç B-52 (shpirti n'paqe) ORIGINALLAT njihen si Legjendat e rap-it Shqiptar jo vetëm nga njerëzit por edhe nga këngëtaret dhe ende Muzikat e tyre Dëgjohen vazhdimisht edhe në 2025

Komente 1