TEKSTESHQIP
Biografia
Oriada Dajko ka qenё disa herё pёrfaqёsuese e Shqipёrisё nё festivale, ekspozita dhe aktivitete letrare ndёrkombёtare. Poezi të ndryshme janë botuar në antologji dhe revista në Shqipëri dhe vende tё tjera. Fituese e çmimit të parë për poezi në edicionin e katërt të Festivalit Letrar për të Rinj në Tiranë, ndёrsa në edicionin e pestë të këtij festivali, fiton çmimin e parë në kategorinë prozë. Në edicionin e shtatë të konkursi letrar “Ora e Astritit”, vlerësohet me çmimin e tretë për poezinë “Tashmë jemi shumë të vjetër”, organizuar nga Klubi letrar De Rada, Ferizaj. Në edicionin e 41-të të festivalit “Takimet e poeteshave shqiptare” fiton çmimin “Debutuesja e festivalit”.
Ajo ka qenë e pёrzgjedhur nё Zana Literature Festival (Kosovё, 2022), Shkёndijat Letrare (Maqedonia e Veriut, 2021), gjithashtu është pёrzgjedhur si njё ndёr 10 shkrimtarёt e rinj qё do tё promovonin trashёgiminё kulturore tё Gjirokastrёs nёpёrmjet prozёs artistike nё projektin ndёrrajonal HAMLET Itali-Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 2020. E diplomuar pёr trashёgiminё kulturore, Oriada ka shprehur angazhimin nё projekte kulturore nё Shqipёri dhe Kosovё. Artikuj të saj janë botuar në media shqiptare dhe të huaja si EuroSpeak, Faktoje.al, Deutsche Welle, Seestage.

DËRGOI:
Komente 1