TEKSTESHQIP
Biografia
Orjeta Kelaj ishte pjesëmarrëse në "Festivali i këngës në RTSH" përgjatë viteve 1991-1992. Për shumë kohë ka kontribuar në numër të shumta koncertesh në diasporë me qëllim t’i promovoj vlerat e këngës qytetare shkodrane. Që nga viti 2003 është pjesë e çdo aktiviteti të organizuar nga qendra kulturore "Pjetër Gaci", gjithashtu e angzhuar pranë trupes profesioniste të teatrit "Migjeni". Në vitin 2014 në festivalin tipologjik folklorik kombëtar të këngës popullore qytetare në Elbasan fiton çmimin e parë "Këgëtarja më e mirë1’, në 2016-tën sërish shpallet fituese e çmimit "Këngëtarja më e mirë e vitit" në qytetin e Shkodrës, organizuar nga agjensia e spektakleve "Buna 1". Krahas angazhimit me muzikë Orijeta prej shumë vitesh punon mësuese në një nga shkollat më të mira shkodrane duke dhënë kontribut të veçantë në suportin e talenteve të reja.