>
LETERSISHQIP

Amanet Drinit Dhe Bunes

Kur te mbledhet gjak i keq
Damarve, Kosovë
laji me valë Drini
amanet o Drin
e valë të Bunës
mbyti ne Adriatik
se ku ka gjak të keq
ka plagë
ku ka plagë
ka dhembje.
...
Barti o Drin!
dhëmbjet tona
ti je i pa vdekshme.

Kur të gjuajn me baltë
e është balta jote
laji faqet me valë Drini
e amanet Bunes...
...
Barti o Drin!
dhembjet tona
ti je i pa vdekshem.

Kur me gurë të gjuajnë
atëherë këndo një këngë me qafë
falju zanave të malit
ti vajtojnë
prap falja Drinit...
...
pastertija është gjysma e shendetit.
o Drini ynë i bardhë.