Pandi Peleshi
Shamia E Ushtarit
Shamia E Ushtarit
Këngën e kompozoi Enver Mara, ndërsa teksti vjen si krijim nga Loni Papa.
Teksti :: Song Lyrics
Kur u nis ushtar
Më tha nja dy fjalë:
"Asaman, moj vashë,
Dashurinë ma fal..."
Në të dalë të fshatit
Djalin e përcolla,
Me shami të kuqe
Gushën i mbështolla:
"Vetë t’a kam qendisur,
Merre si kujtim,
S’dihet, ndonjëherë
Mund të japë guxim"
Me afshin e shpirtit
Djalin përqafova,
Ç’u dogja si flaka,
Ula sytë e shkova...
Sot mora një letër,
Sa shumë u gëzova!
Radhë-radhë e etur
Tri herë e këndova...
Shenjë e dashurisë
Shih si digjet flakë,
Çdo pëllëmbë kufiri
Për të mbroj me gjak!
Më tha nja dy fjalë:
"Asaman, moj vashë,
Dashurinë ma fal..."
Në të dalë të fshatit
Djalin e përcolla,
Me shami të kuqe
Gushën i mbështolla:
"Vetë t’a kam qendisur,
Merre si kujtim,
S’dihet, ndonjëherë
Mund të japë guxim"
Me afshin e shpirtit
Djalin përqafova,
Ç’u dogja si flaka,
Ula sytë e shkova...
Sot mora një letër,
Sa shumë u gëzova!
Radhë-radhë e etur
Tri herë e këndova...
Shenjë e dashurisë
Shih si digjet flakë,
Çdo pëllëmbë kufiri
Për të mbroj me gjak!
- Publikimi: 09/09/2014
- Ora: 19:44
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 1