TEKSTESHQIP
Pellumb Elmazi - E Dua Unë Një Shok
Pellumb Elmazi
E Dua Unë Një Shok


Teksti :: Song Lyrics

E dua unë një shok si sytë e mi
Dhe seç kam një gaz që më buron në gji
Zemra ime jo nuk vrapon, por fluturon

Sa të dashuroj, moj bukuri
Lulja djersës sot të çel në ballë e faqe
Më e bukur se manushaqet është ajo

Shoku im s’është një yll i rrallë
Yllë i rënë prej qiellit
Por një dritë e ka në ball
Që shkëlqen si rreze dielli, yllëzon
Ndez një llampë minatori gërmon thellë në tokë ai
Dhe gruri lart bleron si nga zemra e tij, bleron
O fërfërit kalliri i pjekur-o
Djersën mbajnë kokrrat-o
O hodhi rrënjë dhe thithi hekur-o
Mori prush prej zemrës sonë
Zemra ime sot gëzon, sot fluturon.

Kontribuan:
Komente 0