Pëllumb Hajdari vijon klasën e shtatë në Prishtinë në shkollën Emin Duraku. Eshtë me i vogli i shtëpisë dhe ka një motër dhe një vëlla më të madh se ai. Hobi i tij është futbolli. Ka marrë pjesë në festivalin për fëmijë "Polifest", ku është shpërblyer dy herë. Edhe në festivalin e Shkodrës është shpërblyer dy herë. Në "Video kid's awards Albania Tingulli im" ka fituar çmimin "artisti më i mirë" dhe kënga tij është shpërblyer me regjinë më të mirë. Ka marrë pjesë edhe MUSICAL për fëmijë: Hakerat, Picirruket.
Karrierën e tij e filloi me këngën "Sherri i vogël" kur ishte vetëm 6 vjeç, në vitin 2005.