Më mbaj mend (për 1 muaj)

Perikli Shuli
  • Vendlindja:
  • Gramsh 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 55 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 27 Qershor 1965
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja
Nuk ka akoma asnjë votë

Perikli Shuli është shkrimtar. Perikli Shuli lindi në Gramsh në 27 qershor 1965 në një familje me tradita, mikpritja dhe bujaria kan qënë virtyte të zonës, dhe sidomos Vërça. Mbas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme ka punuar në punë të ndryshme. Ka qënë aktivistët në radhët e shoqërisë civile që nga vitet 90 me pjesmarrjen e tij në shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ka punuar në radhët e Ushtris Popullore në armën e kimis dhe atë të zbulimit. Në vitin 1997 deri në vitin 2005 ka punuar si inspektor në institucionet e Inteligjencës për Sigurinë Kombëtare. Nga viti 2005 e në vazhdim me aktivitet privat.

Qysh në vitet e hershme u mor me poezi dhe pasioni i tij ka qenë poezia dhe kënga. Dhjetra aktivitet letrare janë mbajtur në Ambjentet në lokalin e tij "Vrite lotin" për një periudhë disa vjeçare. Ora letrare, simpoziume dhe promovime librash nga autorë vendas dhe të huaj, nga kosova, Turqia, Belgjika, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etje. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete letrare dhe festivale të ndryshme popullore të këngës dhe traditës shqiptare si në: Përmet, Durrës, Tiranën, Gjirokastër, Ersekë, Gramsh, Shkodër në Kosovë, Prishtinë, Gjilan, Prizren, Skënderaj, Pejë, Gjakovë, etj. Dhe Ndërkombëtare në Spanjë, Turqi, Bullgari, Maqedoni, Mali Zi, Austri etj të organizuar nga shoqata dhe organizata të ndryshme. Ka botuar dy vëllime me poezi dhe bashkautor në dy antologji,dhe pjesmarrës në shumë Antologji brenda dhe jashtë vendit. Vëllimi i parë “ Si qenka ky Planeti im!...” në tri gjuhë shqip, anglisht dhe italisht. “Rrugëtim i bindur” libri i tij i dytë. Në ditën e poezis në Franc 2016 në qytezën e Metz, poezia për aktin terrorist që goditi Francën u vlerësua si poezia më e mirë nga Diaspora.

Perikliu është fitues i disa çmimeve të akorduara nga Shoqata shkrimtarësh dhe Unioni i Shkrimtarëve shqiptarë. Me 11 korrik 2015, fitues i çmimit të parë në konkursin "Ditët e Çajupit". Po kështu u shpall fitues i çmimit të parë me poezinë "Mëmëdhe" Në Korçë 21 mars 2019 në konkursin "Fllade dashurie" vlerësohet me çmimim e tretë me poezinë "S'mundem të pres". Tiranë, më 8 dhjetor 2018, në Festivali II të aktrimit të rinisë Shqiptare u vlerësua, me çmimin e parë për interpretimin më të mirë me poezinë konkurruese: "Shqipe moj" ; Tiranë, më 8 dhjetor 2019, në Festivalin e Dytë të aktrimit të rinisë shqiptare. Çmimet vijonë : Çmimi i parë me poezinë “Poeti nuk vdes kurrë” në Prishtinë, më 18 shkurt 2019, në konkursin "Ora letrare", organizuar nga Unioni i Shkrimtarve Shqiptarë, fiton çmimi i dytë me poezinë "Muret e mendjes". Merr çmimin e tretë me poezinë “Fjala” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, më 26.05. 2018, në Manifestimin letrar tradicional mbarëkombëtar të përvitshëm(Ora e madhe letrare). Dhe së fundi me poezinë Jashtoksori në takimin e përvitshëm dhe në 10 vjetorin e krijimit "Peja Poetike" 2020 mori çmimin e parë.

Aktualisht Perikliu mban detyrën e Nën Kryetarit të Shoqatës “Unioni Shkrimtarëve shqiptarë” me qëndër në Prishtinë. Po kështu është dhe antar i bordit drejtues në LNPSHA Pegasi Albania. Drejtor organizativ në Shoqatën "Jehona Shqiptare". Eshtë zgjedhur Kryetar për qarkun e Tiranës i Organizatës UA “Uniteti Alban”. Është Drejtor koordinator për Europën Në Organizatën "Stop Krimit". Eshtë antarë i Asambles në Federatën e Paqes Universale Botërore. "Ambasador për Paqen Universale" dhe së fundi Misionar i Paqes.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist