Enigma ime gozhduar qarkut të kujtesës,
në kalendarin me ditë të kuqe, 361,
rrugëve, këmbojnë gjahtarë me lishenc,
përbindësha,me vulë, çekiç e shpirt të zi!
lakmitarë fronesh, ziliqarë gradash,
tregëtarë detesh e pronarë kafenesh,
lumenjve të përvuajtur, po i qajnë hallet,
tokat në bregdet edhe mund ti blesh!
Ekraneve pulsojnë "të lehura qensh"
Një këngë labe na "prishi kohën"
Rusët godasin, si të lojtur mendësh, "kafkat e tokës" të kapin dorën!
Shatërvanët presin vizitorë pa uniformë,
smogu rëndon kraharorit djersitur, shpina të kërrusura nga "moti keq"
gjunjë që dridhen, njerëz të rraskapitur!
Trandafila çelin në barçen e vogël, platacionet... zhuritur nga babëzia,
thatësirë fjalësh, lëkundeje yjesh
edhe buzëmbrëmjeve, qyteteve të mia!
Një tavolinë me katër karrige, rrotullojnë rreth smogut paditurinë,
vallëzojnë mjergullnajash uqërit, kafshatën e parë të kapërdijnë.
Karta elektronike, pulsojnë blerjen e fundit,
për puro Kubane, trefletësh e kokainë të qeshurat memece marrrin rrugën,
se falen në zotë,dhe betohen për perëndinë!
Xhelozojnë kalat e qajnë bedenat,
topa që flenë,sahate të ndaluar,
Indentiteti kapërcyer kufijsh, mjergunajë mendimesh,kohë e trazuar.
Deri në tehun e shpatës shkon dilema të çmendur, si "hakmarrje për drejtësi"
për gardhin,parkimin, vrasim ngahera,
përbaltim identitetin dhe Burrërinë!
Përlotje, për takimin e fundit, ndarje konceptesh në tavolinë,
kapërdisur enigmash të fortësh, Për të dashurën... mos ma luaj synë!
Sytë fiksojnë në blic, puthjen e fundit,
Imazh përçmues në qerpikun e përlotur, skena pa spektatorë lundrojnë fjalësh,
rrokullisje zemrash në ajër të ndotur.
Kuturu zërash të gjinkallosura,
shajnë e lovdojnë " lartmadhninë"
aty ku Gradaçelat puthin qiellin kuvendojnë edhe për të ardhmen, dhe demokracinë!
Erëra të nxehta, stuhi e breshër,
moti në luftë,në luftë dhe ne, shtrëngoni duart, dashuroni jetën,
mbase, një mijë fjalë do thonë dhe për ne!