Më mbaj mend (për 1 muaj)

Perparim Blakaj
  • Vendlindja:
  • Istog 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 24 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 10 Gusht 1996
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♌ Luani
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  6

Perparim Blakaj është shkrimtar. Përparim Blakaj u lind në Istog, ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i vazhdoi në Prishtinë, duke i përfunduar me sukses në Fakultetin e Edukimit. Përparimi, ishte pjesë udhëheqëse e organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës, ndërsa punën e tij më të zellshme e vazhdoi edhe në fushën e letërsisë dhe gazetarisë, duke publikuar kolumna të shumta në gazetat dhe portalet shqiptare, aty ku edhe mëton të jetë gjithmonë me mendje dhe zemër.

Është autor i shumë poezive, tregimeve, prozave artistike, eseve, vështrimeve, artikujve, këndvështrimeve politike, edukative dhe arsimore. Gjithashtu ka realizuar një mori hulumtimesh në fushën e edukimit, ku vlenë të përmendet DROGË NGA FËMIJËT - PËR FËMIJËT ku shpërfaq shpërndarjen dhe konsumimin e drogës në shkollat fillore të Prishtinës. Ai është nderuar edhe si Poeti i Vitit 2017, nga Klubi Letrar Podguri. Është aktualisht autori i Shtëpisë Botuese Artini dhe Armagedoni në Kosovë.

Së fundmi, libri Përtej syve, përveç shitjeve që pati në Panairin e Kosovës dhe Shqipërisë, përjetoi edhe suksesin e radhës duke u radhitur në mesin e librave të tjerë në Panairin e Librit 2019 në Leipzig të Gjermanisë. Ka botuar së fundi, librin me poezi dhe prozë poetike, Çdo gjë e mirë e ka një fund, dhe po shijon sukseset e saj.

Veprat:
''Përtej syve'', 2017
''Çdo gjë e mirë e ka një fund'', 2018

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet