Kam linur më 21 janar 1943 në fshatin PETOVË në rrethin e FIERIT. Kam mbaruar shkollën Pedagogjike "LUIGJ GURAKUQI" në ELBASAN dhe kam marrë maturën në qershor të vitit 1959. Mësues në 7-vjeçare jam emëruar në 1 gusht 1959. Kam mbaruar,pa shkëputje nga puna arsmin e lartë për gjuhë-letërsi shqipe dhe jam diplomuar në vitin 1973. Kam punuar në shkolla të ndryshme të rrethit të Fierit,duke dhënë gjuhë-letërsi shqipe. Kamqenë kryetar komsionilënde në shkollë dhe zonë. Kam qenë drejtor shkolle, më vonë formator në qytetin e Fierit dhe nga viti 1996 deri në vitin 2000 kam qenë inspektor për gjuhën e letërsinë pranë DREJTORISË ARSIMORE në FIER. Në nëntor të vitit 2000 kam emigruar në USA,në shtetin e FLORIDËS ku kam jetuar gati për 12-vjet. Me ardhjen e demokracisë kam filluar të botoj librat e mi me poezi e prozë. Në kohën e diktaturës kam qenë me"hije" në biografi dhe nuk kam patur të drejtë të botoj. NGa viti 1999 dhe deri tani kam botuar 15-libra: 11 libra me poezi dhe katër në prozë.
Me poezi kam botuar këto libra: 1.Rektimat e dashurië. 2.Prushi i dashurisë. 3."luftë" me dahurinë 4.Më piku dashuria 5.Kot jam i vdekshëm6. 6.Mbeta dashurive 7.Njerëz që dua 8.Kurthi i mallit 9.Eh,si qenka dashuria 10.Livadhet e dashurisë 11.Nuk ka moshë dashuria.
Në prozë: 1.Treginme 2. "Lotët e kumurisë" 3. "Faji" i ISAKOVSKIT" 4. "Rrrobaqepsi i KONTE MONTE KRISTOS!
Veç këtyre, në organe letrare kam shkruar qindra poezi, qindra ese dhe dhjetra tregime, të cilat për arsye financiare nuk i botoj dot me libra. Krijime të mia që nga viti 2000 kanë zënë vend tek "fjala elirë" në LONDËR; tek "Zemra shqiptare"; tek"gazetakritika.net në USA,tek gazt"Dielli",tek "Alb emingrat" në KANADA; tek "dritarja online" në Gjermsni;tek "Albania Press" në Shqipëri;tek "Mapo letrare", tek "Bota sot";tek "Voal.chnë Zvicërr;tek "dituria" në Suedi;tek "rrënjët" në Itali.