Petrit Krasniqi u lind më 15.04.1991 në Llashkadrenoc te Malishevës. Ai vjen nga një familje me traditë muzikore,ku paraardhësit e tij Feriz e Ali krasniqi, kultivuan muzikën folklorike me shumë përkushtim dhe ishin shumë te suksesshëm në këtë lloj të muzikës. Si trashëgimtar i tyre, Petrit Krasniqi filloi te merrej me muzikë shumë heret duke marrur pjesë ne koncerte e festivale te ndryshme ku u shperblye disa here ne festivale garuese.Po ashtu ai që nga viti 2009 është pjesë e ahengjeve të ndryshme familjare. Në vitin 2017 ai mori titullin Profesor i muzikës pranë Universitetit “Hasan Prishtina”në Prishtinë. Punon si pedagog i muzikës dhe kultivon me mjaft sukses muzikën folklorike dhe popullore.