>
BIOSHQIP
Biografia
Petrit Lulo, një nga zërat më të vlerësuar të këngës së jugut dhe asaj të përpunuar qytetare, për dekada ka përcjellë tek publiku vlerat më të mira të folklorit shqiptar. Kënga e tij nuk arrihet nga të tjerët, ndërsa vazhdon ti mbajë denjësisht këto vlera të folklorit shqiptar. Jeta e tij artistike i ka dhuruar shumë momente të veçanta, të cilat për këngëtarin kanë mbetur si kujtimet më të bukura. Shumë e njohin si interpretues të këngës, por ai ka gjithashtu dhe shumë vite që kompozon këngët e tij. Në intervistën dhënë për gazetën, kantautori Petrit Lulo pohon se polifonia është një vlerë e madhe në krijimtarinë tonë popullore, ndërsa gjatë viteve i ka falur shumë dhe për të polifonia mbetet unike. Kantautori pohon se kënga polifonike është perlë, dhe nëse kërkon ta përpunosh atëherë e dëmton. Sipas tij, një këngë e bukur polifonike e ka temën e saj dhe kërkon përkushtim, ndërsa duhet kultivuar sepse ndryshe do të humbasë. Në jetën e tij artistike, Petrit Lulo është vlerësuar dhe në skenat e festivaleve të ndryshme që janë zhvilluar në vendin tonë, si ato të këngës së lehtë por dhe në ato folklorike. Lidhur më Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, këngëtari shprehet se para viteve ’90, festivalet kishin një jehonë të madhe. Organizoheshin shumë bukur sepse në festival angazhoheshin të gjithë, ndërsa sot sipas tij veprimtaritë folklorike janë zbehur shumë. Duke folur për krijimtarinë popullore, ai pohon se e keqja sot qëndron në faktin, sepse kënga në ditët e sotme nuk ka atë kontroll që ka pasur shumë vite më parë. Sipas tij, kënga duhet të kontrollohet nga një komision, i cili duhet të ketë në përbërje të tij emra që janë specialistë të muzikës, por sot nuk ka asnjë që të merret me vlerësimin e këngës. Zëri i njohur i këngës labe, pohon se sot kemi këngëtarë që mund të bëjnë çfarë të duan, mund të bëjnë këngë, mund ta sjellin atë si të duan sipas muzikës, mund ta dëmtojnë atë dhe askush nuk thotë se çfarë po ndodh dhe kjo për shkak të atyre që nuk janë këngëtarë dhe prezantohen si të tillë. Gjatë jetës së tij artistike, kantautori Petrit Lulo njihet për shumë këngë që tashmë janë bërë të pazëvendësueshme, ndërsa sot fatkeqësisht ajo krijimtari e pastër has shumë probleme, ku nuk mungojnë dhe huazimet, të cilat kantautori i kundërshton duke theksuar se tradita shqiptare duhet ruajtur.

Në Dhjetor 1976, Janaq Mici & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Lart Flamujt E Kongresit".

Në Dhjetor 1976, Zeliha Sina & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Lart Flamujt E Kongresit".

Në Dhjetor 1977, Kastriot Ago & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Grusht Bashkuar Rreth Partisë".

Në Dhjetor 1978, Afërdita Laçi & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Vater Bujare".

Në Dhjetor 1979, Petrit Lulo merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Vallja Jone".

Në Dhjetor 1981, Zeliha Sina & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Drita E Kongreseve".

Në Dhjetor 1983, Dhimiter Dushi & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Festa E Lirise".

Në Mars 1987, Petrit Lulo merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1987 me këngët "Edhe Nje Pallat I Ri" dhe "Po Kerkon Lule Pranvera".

Në vitin 2004, Petrit Lulo publikon albumin "Zoge E Libohoves".

Në vitin 2007, Petrit Lulo publikon albumin "Bilbili Kengen Filloi".

Në vitin 2007, Petrit Lulo publikon albumin "Per Ju Do Kendoje Gjithe Jeten".

Më datë 8 Prill 2013, Petrit Lulo publikon videoklipin "Une Dola Dielli Leu".

Më datë 13 Maj 2016, Petrit Lulo & Fahrije Zogaj publikojnë videoklipin "Nje Komb Nje Flamur".