Janë ftuar gjithashtu dhe artistë të tjerë si Ervin Gonxhi dhe Ilir Tironsi. Për materialin diskografik në fjalë, pubklimi i të cilit u bë më 15 Korrik 2025, u punuan 6 këngë.Petrit Vullkani: "Faleminderit nga zemra për "Trevat". Ky album nuk është thjesht muzikë – është ndjenjë, është kujtim, është dashuri që i flet çdo zemre shqiptare. Faleminderit nga zemra çdo kujt që ka dëgjuar, shpërndarë dhe ndjerë këngët e "Trevat". Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që më mbështetën në çdo hap: familjes sime, ekipit tim muzikor dhe produksionit On Fire Records që besuan në këtë projekt.".