>
BIOSHQIP

(1913-1991)

Biografia
Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës në vitin 1913 dhe vdiq në vitin 1991, ishte shkrimtar shqiptar.

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut nga Marko e e ëma Zoica, e u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.
Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 e e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. N'atë shkollë pat, ndër të tjerët, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi, dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, një nga këto i prezantoi me "Manifestin" e Marksit.
Pasi kreu shkollën sorollatet nepër Tiranën e zymtë t'asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, deri sa takohet një ditë Hilë Mosit, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Mosi do i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin komunist, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pat, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë). Kështuqë u dëtyrua të largohej për herë të parë në Greqi, qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik t'atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n'Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin të cilin Petroja i thoshte se "turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!...", ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot t'ishte mësues i shqipes. Nepërmjet punëdhënësit të vëllait krijohet mundësia të hyjë në një shkollë jo shtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku n'atë kohë ishte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beutt - verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, që dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga shtypja e Hamit Matjanit, dhe ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin ngaqë do hapej një gazetë ("Koha e Re") si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën ("Illyria", etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në "Përpjekja shqiptare" e B.Merxhanit, që Brankoja donte t'a vinte si antipod i "Hylli i Dritës". Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksisit i dëtyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro-proletariatit, i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë n'Athinë e të japë ca provime, por duke lexuar mes rreshtash korrupsionin.
Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe pastaj me të mbërrirë n'Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një "shok" serb që mbante si nofkë "Robert". Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 që u nis për n'Albacete ku ishte qëndra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat internacionale) u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble. Hyn n'Itali nga fundi i '39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet n'atdhe sepse Kominterni kishte porositë me i çue legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyne. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin - hasmëri të vjetra. Në Vlonë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin, në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)... mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Shkruan "Një natë e dy agime", poemat "Nase labi", "Horizonti në kuletë", "Parada e të uriturve", romanet "Kodashi", "Rrugëve të luftës"; "Nisja pa mbarim", "Bija e kapitenit"... Pas çlirimit te jugut t'Italisë nga forcat aleate Anglo-Amerikane çan burgun së bashku me të burgosur tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.
Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur Shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Është në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek "Retë dhe gurët" citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Boton "Hasta la vista" - 1959. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin. Romani "Çuka e shtegtarit" - 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s'ia pranuen e nuk u botue. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.