TEKSTESHQIP

Piro Sulioti
Sa I Ëmbël Ishte Muaji I Majit
Lyrics

Sa i ëmbël shte muaji i majit
Kur dilnim bashkë rrënzës së malit.
Të përqafuar rrinim qëndronim.
A e mban n’mend sa bukur rronim?

Nën ato lisa të lulëzuar
Loznin bilbilat dyke kënduar
Të përqafuar rrinim qëndronim.
A e mban n’mend sa bukur rronim?

Të vdisnja at' herë sa mirë qe
Në kraht' e tua kur bëjne be
E dukur puthur tinë me theshe
Jetën pa mua nuk e deshnje

Të vie prapë muaji i majit
Të dalim prapë rrënzës së malit.
Pranë burimit ne të qëndrojmë
E zemrat tona ne t’i bashkojmë!
INFO
Muzika dhe teksti u krye nga Mihal Grameno, teksa autorë të orkestrimit janë Jorgaq Nano & Kostaq Osmalli.
 Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha "Për Mëmëdhenë" u bë një këngë e famshme atdhetare dhe Grameno u bë i njohur si poet i krijimeve atdhetare, pa e imagjinuar dikush se mund të shkruante një këngë dashurie si kjo edhe pse Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare. Kjo këngë e veçantë erotike, ndoshta është shkruar në vitin 1909 dhe ka parë dritën në 1912 në Manastir (Bitola e sotme e Maqedonisë së Veriut) dhe konsiderohet si një nga këngët karakteristike Korçare të gjeneratës së parë. Kënga ka një natyrë të përbashkët melankolike dhe flet për një dashuri të humbur me shumë gjasa të vetë shkrimtarit, nuk kemi më shumë informacion, pasi kënga ka kaluar tashmë një shekull jetë dhe po shkon drejt së dytit me të njëjtin sukses.Vlen të theksohet se Piro e ka kënduar që në moshë të vogël këtë këngë dhe e ka përshtatur disa herë gjatë gjithë karrierës së tij artistike: me fillim 1938 solo dhe me parenë e tij, me Korin Lira me orkestracionit të Kostaq Osmalliut 1972 dhe pas 1991 serisht me korin Lira kur kënga karakteristike erotike u kthye në skenën muzikore shqiptare.