Pirro Çako
Unë Ai, Ti, Ajo
Unë Ai, Ti, Ajo
Këngën e kompozoi vetë këngëtari, teksti është sjellë tek publiku nga Teodor Keko, ndërsa okestracioni është sjellë tek publiku nga Benjamin Constant (AL).
Teksti :: Song Lyrics
Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonim,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka,puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotën, lumejtë u thanë.
Por, qaraman, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonim,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka,puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotën, lumejtë u thanë.
Por, qaraman, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.
- Publikimi: 21/11/2003
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0