(1958-2002)
Biografia
Teodor Keko lindi në Tiranë. Prindërit e tij ishin regjisorët e kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare "Drita", dhe në gazetën e përditshme "Koha jonë", më vonë ka punuar në gazetën "Aleanca" si redaktor. Për një periudhë kohe mbahet mend si pjestar i parlamentit shqiptar. Teodor Keko ka filluar publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në: poezi, dramë, novelë si dhe veçanërisht i historive të shkurtra. Vdiq ne selanik ne duarte mikut te tij stilian buxheku pasi ishte i semure nga nje tumor ne stomak .Ai vdiq ne oren 15:30 te 20 gushtit te vitit 2002