TEKSTESHQIP
Pirro Çako - Xhulit
Pirro Çako
Xhulit

Autor i muzikës është vetë artisti, tekstin e kreu Teodor Keko, ndërsa orkestrimin e punoi Benjamin Constant (AL).
Teksti :: Song Lyrics
Nga dashuria qe kam per ty
Mund te te shquaj edhe ne mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt
***

(refren)
Nga dashuria ne qiell u shtriva
Me koke ne diell une fjeta gjate
Dhe su pendova qe aq te desha
Ndermend e kam te te dua prap
***

Nga dashuria ditet e gjata
Ne buke i ktheva dhe gure tespije
Me to te gjalle e mbajta ndjenjen
Me to sfidova ankthin ne pritje
***
(refreni 2x)
Nga dashuria ne qiell u shtriva
Me koke ne diell une fjeta gjate
Dhe su pendova qe aq te desha
Ndermend e kam te te dua prap

Dhe su pendova qe aq te desha
Ndermend e kam te te dua prap

DËRGOI:
Komente 0