TEKSTESHQIP
Pirro Çako - Ndjenjë E Pathënë
Pirro Çako
Ndjenjë E Pathënë

Kënga është kompozuar nga vetë këngëtari, për tekstin u përkujdes Teodor Keko, ndërsa për okestracionin u përkujdes Benjamin Constant (AL).
Teksti :: Song Lyrics
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët t'i mi ktheve në harrim.
Në qiell është Hëna, s'i them dot Hënë,
s'të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me Hënën flokëve si karficë e bardhë.

Ref.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brënda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenja e pathënë,
Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë.
U këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa... ishte vjeshtë.
Komente 0