TEKSTESHQIP
Pirro Çako - Irenë
Pirro Çako
Irenë

Këngën e kompozoi vetë artisti, për tekstin është përkujdesur Teodor Keko, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Benjamin Constant (AL).
Teksti :: Song Lyrics
Kur dikush bri meje thotë, Irenë,
si nga një muzg i hollë dantellë,
Venerë ti ngrihesh.
Dhe pse s'të harrova,
asnjëherë s'të thashë "të dua",
dyzimi i luftës më mundi mua.

Syri yt që priste, druajtjen unë ta thyeja,
si fundin e një gare plot ankth,
mjegullonte rrugën drejt fjalëve.
Më lidhej goja si një motak,
që sapo nis e belbëzon.
Ti varg si patat drejt jetës shtegton.

Tani s'je më, mjjerisht s'vjen më,
veç në mesnatë robina ime mbete ti.
Kur gjumi ulej mbi qepallë,
një puthje jotja,
do kthente gjoksin tim në një kitarë.

Ref.
Ku je, vallë, sot! Hesht universi,
pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.
Por, ti e lumtur qofsh Irenë,
unë të kam dashur...
Dhe shpesh të them "Natën e mire!"

Kur dikush bri meje thotë, Irenë,
në park ngadalë përkulen pemët.
Në përqafim ndërthuren degët,
dhe mua më kujtohesh ti.
E ngrohtë, e bukur si kjo erë,
dhe unë që përqafoj një pemë.
Komente 0