TEKSTESHQIP
Pirro Çako - Per Nje Kafe Ne Tirane
Pirro Çako
Per Nje Kafe Ne Tirane

Kënga është kompozuar nga vetë artisti, për fjalët e këngës janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Alban Tartari, ndërsa për okestracionin u kujdes Benjamin Constant (AL).
Teksti :: Song Lyrics
E humba une durimin se qeni nje udhetar
ne stacionet e largeta te autobuseve inter-urbane
nga biletat e lemuara te avioneve te hirte
e te pa shpirt

Te gjitha do ti nderroja per te pire me ty nje kafe
ne kafenete plot zhurme, te nje mbremjeje tiranase,
te gjitha do ti lija, per nje capitje ne shetitore,
me ty per dore

Kudo vec emisione lajmesh genjeshtare
reklama llotarish e ulje cmimesh ne dyqane,
ndersa une vetem enderroja
ne rrugicat e perbaltura, ty te takoja
dhe emrin tend ne xhamat e mjegulluara te vizitoja

Kunda dhimbjes radiot flisnin per mjeke popullore,
por mua sme beri derman asnje ilac, as nje doktor
sherimin e mendoja ne nje stol te kalbur buze liqenit
te tperqafoja

Kudo vec emisione lajmesh genjeshtare
politika kishte helmuar pellgjet
dhe cdo gote neper lokale
ndersa une do ti flakja tej te gjitha
per mundesine qe ne te rrinim prane e prane
ne nje autobus qe gulcon rrugeve ne Tirane
kudo lajme genjeshtare, reklama llotarish
e ulje cmimesh ne dyqane,
ndersa une vetem enderroja
ne rrugacat e perbaltura, ty te takoja,
dhe emrin tend
ne xhamat e mjegulluara te vizatoja, te vizatoja

E humba durimin se qeni nje udhetar
ne stacionet e largeta te autobuseve inter-urbane
te gjitha do ti nderroja,
qe dhe njehere te rrinim prane e prane,
ne nje autobus te vjeter, rrugeve ne Tirane
Komente 0