qerpiku i diellit pa dalë
dallëndyshet palë-palë
vajzësë i thonë ca fjalë
pik' e lotit lag fustanë.
të erdh karta për nizam
dridhet buza hanë cigarë,
në u kthefsha dot i gjallë
dil më prit te gur i bardhë.
kaluan kaqë beharë
mbeta me kokën mënjanë
kur u poqëm s'di ç'ka ngjarë
vesa lag e ne prapë të tharë.