Biografia
Grupit karakteristik të “Pleqve te Krujës”, nisi aktivitetin me 25 shkurt 1957. Kontribut te veçantë kane: dhënë:-z.Fadil Taga dhe bashkëpunëtoret e tij z.Latif Nuna dhe z.Ali Goga,te cilët iniciuan ne krijimin e këtij grupi popullore qe ne përbërje ne fillimet e aktivitetit te tij pati me shume pleq, të cilët duke qene bartës te këngës popullore krutane e kishin me te lehte për ta interpretuar atë Prandaj dhe ne popull dhe artdashësit kudo në Shqipëri u quajt grupi “Pleqtë e Krujës”, emër me te cilin e thërrasin edhe sot. Grupi sot numëron dekada te tera jete artistike ku me një punë përkushtuese të tij dhe sidomos te drejtorit te Kulturës Krujë ne vitet 1970-1980, z.Hysen Llubani me performancë ne te gjithë qytetet e Shqipërisë grupi mori name ne te gjithë vendin. Më vone është brezi me i ri, me drejtues te grupit z. Mehmet Llubani, te cilët e vazhduan me dinjitet aktivitetin e tij, duke e përcjellë atë, sidomos pas viteve ‘90, edhe ne shume shtete te Evropës si: Itali, Turqi, Zvicër, Bullgari, Austri, Mali i Zi, Maqedoni, Kosove e deri ne Iran. Për te gjithë këtë veprimtari, grupi është vlerësuar me medalje te ndryshme si: Laurat i festivalit folklorik kombëtarë, ”Krenaria Krutarane”,”Mjeshtër i madh” nga Institucioni i Presidentit te Republikës se Shqipërisë etj.