>
BIOSHQIP
Biografia
por-nó eshte formu ne fillim te ketij shekulli ne rrenojat e skenes se para-luftes ne Kosove. Njihet si projekt i komunitetit te muzikanteve dhe instrumentisteve me shume se nji bend tradicional. Ka nise si nje trio me perkusion, bas e sint analog monofonik dhe me kohe eshte zhvillu ne nji grup qe komponon kange dhe ndrrohet kohe mas kohe. Poashtu por-nó njihet per perfomimet live ku ne vend te kangeve te strukturume shpesh i lejohet hapsine improvizimit te zhurmshem instrumental.

Ne vend te nji biografie te thurrun bukur, ju lutem gjeni ma poshte nji kronologji te merzitshme ne pika:

Mars 2002 demo minialbumi i pare publikohet dhe permban pese kange. Percjellet me koncerte te vogla dhe qarkullim ne radio
Gusht 2002 bendi performon ne naten kryesore te festivalit te pare te mas-luftes ne Kosove “Crossing Bridges”, tbashke me anetarin e katert Fisnik Krasniqi ne klarinet dhe saksofon.
Janar 2003, albumi i pare i plote incizohet (Polaroid; self published), por jo si por-nó, por si projekt bend i asaj kohe, “Retrovizorja” te shoqnum prej Kreshnik Zuzakut (ne gitare). Retrovizorja vazhdon si bend me albume tjera. For further info visit: retrovizorja.com
Ne 2003, bendi luen ne naten ktyesore te “Mjaft” festivalit ne Durres dhe kjo eshte shfaqja e pare e bendit jashte Kosoves. Antaret ne ate kohe: Dritero Nikqi (gitare), Jeton Shala (bas), Rron Qena (perkusione) edhe tupanisti Mihael Parusev.
Pas disa koncertesh ne kete formacion, por-nó bashke me KTV dhe gazeten Java organizojne koncert ne teatrin Dodona, qe bahet koncerti i pare i shfaqun ne tansi ne TV dhe publikihet si album me titullin “Live n’ Dodone”. Ne kete kohe bashkangjitet Visar Kuci ne violine.
Shtator 2004, pas disa vitesh pune publikohet albumi i pare i plote, “Koke Plot Fotografi” (prej Ginger Music Organization). Albumi percjellet me koncert promovues dhe videon per kangen “Telefoni”.
Tetor 2005, minialbumi i dyte publikohet. “Aeroplanat shkojne e vijne” (prej Ginger/Embargo) dhe nuk percjellet me koncerte e as promo video.
2012 ndrron prap formacioni, me: Krenar Ismaili ne violine dhe Enes Beu ne tupana. Fillohet me pune ne materialin e albumit te ri dhe nji koncert ne Alte Feuerwache ne Manheim, DE.
Nje vit ma vone Michael Haves i Super 700 i bashkangjitet grupit ne bas dhe si bashke-producent ne ate qe perfundon si albumi i dyte, Zhurmuesi.
1 Maj 2014, Zhurmuesi publikohet dhe promovohet me koncerte neper teatre e festivale per gati 2 vjet. Ky formacion kthen Nesim Maxhunin ne tupana. Albumi promovohet edhe me videon per kangen “Ketu”
10.20 albumi i trete ”Dyftyreshi” publikohet.

POR-NÓ
Vocals / Guitar / Synth: Dritero Nikqi
Drums: Nesim Maxhuni
Bass Guitar: Fatos Derguti
Percussion: Rron Qena

Ish-anetare:
Michael Haves
Krenar Ismaili

Në vitin 2002, Por-Nó publikojnë albumin "Por-Nó Ep".

Në vitin 2004, Por-Nó publikojnë albumin "Koke Plot Fotografi".

Në vitin 2005, Por-Nó publikojnë albumin "Aeroplanat Shkojnë E Vijnë (Mini-Album)".

Më datë 24 Dhjetor 2013, Por-Nó publikojnë videoklipin "Këtu". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Në vitin 2014, Por-Nó publikojnë albumin "Zhurmuesi".

Në vitin 2020, Por-Nó publikojnë albumin "Dyftyreshi".

Më datë 9 Maj 2021, Por-Nó publikojnë videoklipin "Qëllimet". Videoklipi u prodhua nga kompania Pinkmoon Creative.

Në Maj 2023, Por-Nó marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Qëllimet".