Premton Kryeziu Poezi
Premton Kryeziu

Tema: Poezi Për Gjyshërit


Gjyshja Ime

U zgjua gjyshja ime,
E më mori më tha:eja bir tët puthi,
Qoftë ky mëngjes fati yt,
Kur të jesh larg zemra ime ka met lyp!

Mos u bëfsh me derdhë për ty lot,
Dil e kënaqu luaj me top,
Shiko Dielli sikur po lulëzon,
Rri me të derisa të perëndon!

Rri me të e bëji shoqëri,
Të ka gjyshja djalë të ri,
Djalë të bukur e sugar,
Të puthtë gjyshja atë ballë.

Kur të rritesh mos na u largo,
Eja te ne e na shoqëro,
Del e luan përsëri si në vogëli me top,
Po derdhi prej gëzimit lot!

- Poezi nga Premton Kryeziu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0