TEKSTESHQIP

Prince Double H
Hakmarrja
Lyrics

Vers 1:
N´dite të sodit u bo zor me qit thmi n´këte botë të ngrat,
se shum gjinja n´shqiptari nuk kan nderë as edukat.
Kot mi kqyr veq punt e tua kur kta tjert jon bo si grat,
se përdit del naj budall tenton forcën me ta mat.

Kot mundohesh me bo mir e mundohesh gjith met but,
sa ma i mir me ta qet bohesh flasin gjinja thon „u tut“.
E ja nisin mu trimnu kshtu lind sherri, fillon puna,
t´nervozon, e qka nuk t´bon e ta bjen shpirtin te huna.

Vjen dakiku, syt t´terrohen del haveri e t´sulmon,
t´nxehet gjaku e vjen rasti zemra t´plas e ti i mshon.
Po ktu sherri ska mu ndal se haveri nuk ta fal,
t´njek gjith ditën, ta qet priten edhe t´pret dej sa je dal.

Gjinja menen ja kan mush n´kofshe burr, dil e deshmo,
qysh mi than ti shqiptar vetës kur pe len kshtu me ta bo?
i thon dil dost zbardhe ftyren se ky nderin ta ka shkel,
nuk i thon qe me këte punë shum varreza ka mi qel.
Refrain:
Mos mendo veq nja pe vran dije je tu i vra tetan,
mos harro se ka familje qe tash mrapa i ka lan.
Ndoshta ka lan gru e thmi ndoshta motrat dhe vllazni,
ndoshta ka lan baba e nane qe pe qajn te vorri tij.

Mos mendo veq nja pe vran dije je tu i vra tetan,
mos harro se ka familje qe tash mrapa i ka lan.
Qysh mu dal mu vra me vlla e ma von me kerku falje?
rreth vicioz ish kjo hakmarrje, labirint hiq pa rrugdalje.

Vers 2:
Vllau i tij qon telefonin – po e merr ni lajm të shtir,
po i thon filan fisteku – ta preu vllaun hiq pa meshir.
Vllau tij su kan ksi njeri qe u sill në kso rrethana,
mjer ai vllaun qysh pe sheh, thot haj zot qysh me pa nana?

Tash tensioni ju ka rrit – meniher po ndermerr masa,
„Hala vlla pa tu ter gjaku kom me shti at qen ner drrasa.”
Pa meshir del e pren thik – po e pret e pe len pshtet,
thot kush ke ti o i qim nane – me ma lan vllaun pa jetë?

Po ktu puna nuk u kry se dhe ky e ka ni vlla,
„nuk ja la“ thot, gjen arsye per me dal mu hakmerr n´ta.
Menxi spret me ja ngreh kamen – e pot lyp me ta hjek flamen,
ja ke plas familjen, zemrën u qu n´kam me ta plas tanen.

Ky nuk vet per qka u mbyt, tash ka mbet me frym ën´fyt,
nuk lun rolë se kush ka faj kur osht n´pytje vllau yt.
Ja qet priten, pret gjith diten, me dy pluma qkepet truni,
dul e vrau prap shqipja shqipen se qishtu pe lyp kanuni.

Refrain:
Mos mendo veq nja pe vran dije je tu i vra tetan,
mos harro se ka familje qe tash mrapa i ka lan.
Ndoshta ka lan gru e thmi ndoshta motrat dhe vllazni,
ndoshta ka lan baba e nane qe pe qajn te vorri tij.

Mos mendo veq nja pe vran dije je tu i vra tetan,
mos harro se ka familje qe tash mrapa i ka lan.
Qysh mu dal mu vra me vlla e ma von me kerku falje?
rreth vicioz ish kjo hakmarrje, labirint hiq pa rrugdalje.

Vers 3:
Qka me bo tash vllau i tret? ju terru krejt bota e ti,
ju kan vra tash dy vllazni, e për qka? Budallaki.
Shkon në dhom e qel fijokun – me dy mend qpalon alltin,
moj Hakmarrje, plakë e poshtër – qe ma mbylle derën, shpin.

O kanun ma mbylle pragun, qe pom shtin tash me marr hakun,
mi vran vllaznit nja ka nja, qysh me dal me ja fal gjakun?
Do po vin, m’thojn falja vlla, se me fal thon osht burrni,
e do tjeter po vin mem shti, me ja fal thojn osht ligshti.

Shetis rrugve ditë e natë, tu e lyp hasmin nënloke,
dej t´gabon e te lshon pragun, me ja qkep trunin për toke.
M´kaplon dhimta dhe urrejta, i vendost qpaloj flamurin,
e marr rrugën për te hasmi sot te kryt me ja vnu gurin.

Dy vllazni te kokan met, cilit emrin me ja thirr?
i lash dyt të shtrir për toke, mos me pas kush mu hakmirr.
Tash murr fund jom n´siguri se jan met veq gra e thmi,
kur dal t´nesermit para derës osht tum prit ni befasi.

DËRGOI: