TEKSTESHQIP
Prince Double H - Ti Je Shqipe Kur
Prince Double H
Ti Je Shqipe Kur

Teksti :: Song Lyrics
Vers 1:
Kur je shqipe mos baj gajle – pa martu nuk ki me met,
Daja, tezet edhe hallat – krejt dojn fatin me ta gjet.
„Koke bo për MasheAllah – lumja unë qka koke rrit,
ngo ti daden e martohu – kon hamamin don me prit?"

Jon kto fjalt qe i ke ni – kur je shqipe 1000 her,
kur je shqipe nuk t´pengon – 1 orë dritë e 2 orë terr.
Ti je shqipe kur qka t´bohet – gjithmon fajin e ki ti,
kur thot baba, „bone sherr, ma mir mos um hajde n´shpi".

Ti je shqipe kur për ty – si familje jan shoqnia,
kur në kerr shitesh gangster – tu ngu kangë me qitelia.
kur ti dimrin e bon verë – mercedes apo me lladë,
kur e qel xhamin mu fry – edhe n´minus 20 Grad.

Ti je shqipe kur ja msyn – hiq kerkush nuk mun met nal,
kur në shpi i ki 7 qika – tu mundu me bo ni djal.
kur ty prindt si detektiva – t´marrin n´pytje se ku ke,
kur njerzt n´rrug të përshendesin – gjith me fjalt „i kujna je?"

Kur sta kana me punu – po ni sen hiq pa pritu,
ti je shqipe kur n´dy t´nates – del mu rreh për vllazni tu.
kur osht puna me luftu – kurspriton me ja ngreh gishtin,
kur si thmi të kan mashtru –„mos pi kafe se t´del bishti".

Kur të thojn „a ki der n´shpi" – niher deren me lan qel,
e t´kan rrejt qe kur she sorra –„shko n´kacul se mun me ngel".
Ti je shqipe e babush – kur ni orë kalon nër tush,
kur te tanve jau nguc motrat – kurse tanen sbon kerkush.

Refrain:
Shqipe nuk munesh mu bo – shqipe lind e ki me vdek,
kudo qe t´shkosh në këtë botë – qisi poplli ski me gjet.
Tirqi, plisi dhe opanga – qe jem shqipe jem krenar,
Gjysa popllit n´politik – gjysa tjeter jem këngtar.

Na jem popull i veqant – nuk ki qare pa na dasht,
jena rrit nëpër qylyma – nëpër dysheka me kasht.
Jena t´rritun nëpër oda – qe jem shqipe jem krenar,
Gjysa popllit n´politik – gjysa tjeter jem këngtar.

Vers 2:
A je shqipe e vertet – nqoft se ende nuk e din,
ti numroj unë disa gjëra – ku e din 100 përqin.
kur rasojin pin si boz – han pekmezin, aerokremin,
kur t´familjes ta bojn n´skype –„hajde lshoja balit kemin".

Ti je shqipe kur han shtalba, flija, pite dhe perpeq,
kur të kapin njerzt për qafe – a mas shpine flasin keq.
kur si femij krejt fare e fisi – dojn met ni, a din me ngje,
kur mbarimi i emrit t´femres – jan ja germa A ja E.

Sikur me kan prej një nane – krejt jem trima pa behane,
nese dikush ta prish timin – sigurisht ai lyp qi nane.
kur ti njerin llom e ban – met than qyqe e hajvan,
kur naj femër nuk ta rras – e ti thu prap „po ma han".

Kur nuk din me pëshpërit – saher flet veq tu bërtit,
kur policve ju thu daj – e qymyra emron t´zit.
je kur munesh 3 bonbona – 4 thmive me jau qkep,
kur ty nana qdo lëndim – ta shëron me kryp e kep.

Kur shalqinit nuk ja huq – ti je shqipe le ta dish,
midis dimrit pa kapuq – mun frizuren me ta prish,
kur del dimrit veq me tshirt – me deshmu nuk je prej vos,
kur familja ti qel zarfat – e ta bojn „tka ardh ni post".

Kur mas darsme tlodhin gjinja –„kta e kta pse nuk e thirrt?",
kur mat madhin llaf e bon – tu i percjell musafirt.
Kur je tip shum simpatik – tetan thojn „um mka ga mu",
po me kan problematik – thojn„ke ga ka dajt e tu".

Refrain:
Shqipe nuk munesh mu bo – shqipe lind e ki me vdek,
kudo qe t´shkosh në këtë botë – qisi poplli ski me gjet.
Tirqi, plisi dhe opanga – qe jem shqipe jem krenar,
Gjysa popllit n´politik – gjysa tjeter jem këngtar.

Na jem popull i veqant – nuk ki qare pa na dasht,
jena rrit nëpër qylyma – nëpër dysheka me kasht.
Jena t´rritun nëpër oda – qe jem shqipe jem krenar,
Gjysa popllit n´politik – gjysa tjeter jem këngtar.

Vers 3
Ti je shqipe e vërtet – kur tka hije ngjyra kuqe,
kur mas pakti niher n´jetë – tka rreh nana me papuqe.
me pas ingje edhe bal – kur je shqipe osht normal,
me peshu mbi 100 killa – ta bon nana "je ra n´hall".

Kur ke pas ni gjysh me krole – e ni gjyshe me shami.
vllau i vogel i merr prindrit – thu ti jan veq prindt e ti.
kur e blen ni biciklet – kurr stvjen reni vet mei hyp,
krejt mahalla, i madh e vogel –„veq ni krug" kan me ta lyp.

kur e din qka osht kaftorri – agregati edhe plini,
kur n´shitore t´rritet qmimi – kurvin njerzt prej perendimi.
kur së paku nja t´familjes – e ki n´zvicerr, n´gjermani,
mas pushimit e mush kerrin – plot me speca për turrshi.

Ti je shqipe veq ather – ni mahall kur ta nxon kerri,
kur shqiptart tjert në gurbet – t´ngjohin prej helikopteri.
kur i han dy buke ni ven – e st´pengon qe uj nuk ka,
ti je shqipe qe tka ra – me kazan e taz mu la.

Kur bon rreglla qysh ta kana – se ndrron menen edhe pik,
kur je rrit me teshat t´vllaut ose t´motres kur je qik.
Kur vjen koha mi pa lajmet zbrazet shpija, ikin grat,
baba slen kon frym me marr – 1000 her thot me shukat.

Kur ne sport kurr nuk je fer – dhe n´futboll je fenomen,
kur idhnohesh e merr topin –„ski me lu osht topi jem".
Ti je shqipe kur gabon – kurr nuk munesh me pranu,
kur te tanve jau shan nanat – po e jotja osht tabu.

Refrain:
Shqipe nuk munesh mu bo – shqipe lind e ki me vdek,
kudo qe t´shkosh në këtë botë – qisi poplli ski me gjet.
Tirqi, plisi dhe opanga – qe jem shqipe jem krenar,
Gjysa popllit n´politik – gjysa tjeter jem këngtar.

Na jem popull i veqant – nuk ki qare pa na dasht,
jena rrit nëpër qylyma – nëpër dysheka me kasht.
Jena t´rritun nëpër oda – qe jem shqipe jem krenar,
Gjysa popllit n´politik – gjysa tjeter jem këngtar.

DËRGOI:
Komente 0