TEKSTESHQIP
Prince Double H - Botha E Madhe
Prince Double H
Botha E Madhe

Teksti :: Song Lyrics
Vers 1:
Njani snitch, tjetri klysh – nja tradhtar e tjetri plesht,
ma shum kurva n´këte qim nane – se rrospia n´budapest.
Po krijusi osht i madh – e jau qet krejt rrent me kohën,
dost shoqnia jon vllaznia – qe i ke zgjedh e nuk tradhtohen.

Burrat s´shiten për dy lira – veq jom nal për seri kqyra,
dikush ska, dikush nja – dikush tjetër 30 ftyra.
Po ja ngulin shoqi shoqit – dost kto sene i bojn kurvat,
jom i vetmi qe ka zemrën dhe haletin – ku e kan burrat.

Sosht trimni me sha si thmi – ka harru qe saher vi,
përpos vera qe i shkon mshelun – gjysa lekve n´siguri.
Goja flet e shpina han – botha e madhe nuk ja man,
ku ke pa o krykazan – mu shty klyshi me luan?

Lagi buzt dost po belbon – tu tha goja tu majt kara,
leht mem sha nepër stadion – a ki both mem dal përpara?
Nesër dostit t´rriten thmija – e si hajn ma rrent prej teje,
qka don mi than djalit tond – pse je tut gjithmon prej meje?

Refrain:
Unë sjom nishi, as sjom dyshi – jom i vetmi n´këtë qim nane,
qe mreh lapsin sikur shpatën – e ju bon krejt kasaphane.
Kallxoj nanës, kallxoj babës – krejt familjes, djalit, qikës,
dost unë jom prej tjetër druni – e kta tjert jan prej pllastikës.

Unë sjom nishi, as sjom dyshi – jom i vetmi o nënqima,
qe lshon bombe atomike – sikur me kan n´hiroshima.
Kallxoj hallav, mixhallarve – krejt familjes, dajës, tezës,
se ky gjyks osht prej qelikut – e kta tjert jan veq prej letrës.


Vers 2:
Kush um njeh e din për mu – qe se boj kurr shkaku i famës,
edhe pse sun um avytet – ni reper te zogu i kamës.
Kallxoj fallcav qe lujn rolë – dikujt me zor mi pëlqy,
se kush osht has orgjinal – Princi „Made in Shqiptari".

Kthehen gjinja me mbrojt shkaun – se she "Vici" se qka flliqi?
poget shum fort i pengoj – fakti qe u sha vucici.
a kur shajti Anton Kqira – u mshef klyshi n´bir të minit,
fakti pse se su dal me sha – osht se dyt jan t´ni mendimit.

Kallxojn pralla për mahalla – a sguxojn mu pa te qafa,
kan shit tokën dhe vendlindjen – si nifar Isa Mustafa.
Me kon t´rrish ti qasi je – ju shkoj jeta me ksi kara,
niher lpijke te myftaraj – tash ka nis po thith te xharra.

Therr e n´sy e kan islamin – dojn me qit jasht shqiptaris,
e kto tekstet qe pi shkrujn – kan dorshkrimin e Fahris.
me pas forc kta na perzanin – dojn islamit mi hup fara,
dy prej shum cubrilovicav – njani ky, e tjetri Xharra.


Refrain:
Unë sjom nishi, as sjom dyshi – jom i vetmi n´këtë qim nane,
qe mreh lapsin sikur shpatën – e ju bon krejt kasaphane.
Kallxoj nanës, kallxoj babës – krejt familjes, djalit, qikës,
dost unë jom prej tjetër druni – e kta tjert jan prej pllastikës.

Unë sjom nishi, as sjom dyshi – jom i vetmi o nënqima,
qe lshon bombe atomike – sikur me kan n´hiroshima.
Kallxoj hallav, mixhallarve – krejt familjes, dajës, tezës,
se ky gjyks osht prej qelikut – e kta tjert jan veq prej letrës.

Vers 3:
Besom mu, nuk po du – jo qe smuj me bo si ta,
u bo rapi prostitukt – përzijn techno, tallava.
Edhe pse m’thojn katunar – ka me met gjith i papar,
at ditë qe la kete qim nane – ka me vdek rapi shqiptar.

Se reperat ton skan vo – jon ma femra se krejt vashat,
ja kthejn shpinen shoqi shoqit – e ja rrasin si bulashat.
Unë jom truni i ksaj loje – i palodhshëm n´rim si bleta,
unë kur vi nuk dissirati – po kur vi unë shkatrroj jeta.

Tkallxon xhaxhi qka osht repi – se poget se ke kuptu,
rapi osht kush osht ma i forti – lyrikisht tjetrin me rrxu.
Rapi sosht dost perinati – kush osht king, mos me pranu,
pa merit dikon me ngrit – e dikon me bojkotu.

Ti um njeh, muj me shtre – kon du, për toke kur du,
kur boj rap unë, thu sosht kang – po tu doket osht kung fu.
Osht ni sen qe gjithmon – mu prej tjerve mka dallu,
unë skom fansa po vllazni – qe spritojn me vdek për mu.

DËRGOI:
Komente 0