TEKSTESHQIP
Prince Double H - Bac Su Kry
Prince Double H
Bac Su Kry

Teksti :: Song Lyrics
Refrain:
Pom vjen keq me ta than ty – Bac, sot kem ni qeveri,
qe punon veq për gjep t´vetin – e aspak për shqiptari.
kan shkel gjakun e deshmorve – deri n´fyt n´haram jon hi,
kan shit veten, kan shit shtetin – na kan rrejt o bac su kry.

Pom vjen keq me ta than ty – jem bo popull i pa shpres,
sot kem media qe perqajn – e pe ndajn shqipen n´dy pjes.
e kan harru amanetin – deri n´fyt n´haram jon hi,
e kan shit identitetin – na kan rrejt o bac su kry.

Ni natë n´ëndërr të pash bac – ah sa hije te kish mjekrra,
me lotë malli kur u zgjova – tu kujtu për ditë të vjetra.
Mjer nënlokja sa ka vujt – e sa djemt i ka varrosur,
djem që fjalën se kan lujt – trima, burra të persosur.

Lum nënlokja qe tka pas – tash e mjera qe nuk t´ka,
veq mi pa o bac shqipfolsat – dojn me da tokën me shka.
Besom bac osht ron për mu – me pa kshtu kët tokë të shtrejt,
pom vjen shtir me tu drejtu – met kallxu qe na kan rrejt.

Bac su kry, veq sa ja nisi – u shkel gjaku, u ndy plisi,
sot n´ven t´burrav n´qeveri – ka nxan ven tulifar pisi.
Nuk e di për kon punojn – asesi për shqiptari,
e premtimet qe i kan bo – nuk pi shoh as me dylbi.

Shum pi ngjajn Bac njani tjetrit – ta merr menja jon bineq,
hiq nuk mundesh mi dallu – kush i mir, e kush i keq.
Saher folni veq tu rrejt – kurr si niva tu fol drejt,
nisi njani me bo mut – tash erdh tjetri me qkul krejt.

Bac kto vargje qe pi shkruj – jon perzi me lotë e gjak,
thrret nënelokja jon o bac – a ka djal qe dot merr hak?
Po munohem me bo saber – po dhe sabri ka kufi,
jom shqiptar e nuk po muna – veq me kqyr e mu përbi.

Se me gjak qe derdhi shqipja – mbushet deti atlanikut,
tash poget do kan harru – po ja lpin bothen armikut.
Qka po bojn kta n´emrin ton – kshtu shqiptarit si ka hije,
vetem n´emrat qe i kan – po dallohen qe sjon shkije.

Ato foshnje qe u pren – gjith kta vllazen qe u vran,
mos um thuni qe kto vdekje – gjitha t´kota kokan kan.
A harrohen ato nana – qe ska kush me jau qel pragun?
ato motra qe u dhunun – e ska kush me jau nxerr hakun?

Runu shitsat e ksaj toke – se vjen dita ju nxan zhegu,
hala nana lind azgana – burra si komandant Begu.
Ma mir lufte e mu faru – edhe sonte let ja nis,
ma mir vdekje me shiju – se me rrnu ner kam t´shkinis.

Gjith shqiptari ka besu – e ska msu prej historis,
marioneta të perendimit – zvoglojn hartën shqiptaris.
Bac pom doket jon verbu – e nuk t´lajn me kritiku,
mos ma nguc thojn perendimin – se ather na ka ndihmu.

Mos i hani aq leht foret – ngoni vajza e djalosha,
tkan ndihmu prej interesi – jo qe jem aq bukurosha.
E per ndihmën qe na dhan – t´kallxon baba qka osht qmimi,
ki me bo, e nuk ki qare – qysh e qka t´thot perendimi.

Lypin e gjajn kojtagji – qe jon t´gatshum me lshu foren,
se shqiptari i vertet – nuk ja zgat kur shkaut doren.
Po ai fallci se ka gajle – qe njek lekun e jo bindjen,
ai e bjen gadishmerin – per pak lek me shit vendlindjen.

3000 Euro si ka n´xhep – e bon villen 1 milion,
thot marova autostrad – tjetersen ti qka po don?
Ah mor t´shkreta marioneta – qe e shit ket shqiptari,
Haram ju qoft qushti nanes – dheu i ran ju qoft permi.

DËRGOI:
Komente 0