TEKSTESHQIP
Prince Double H - Njani Prej Atyne
Prince Double H
Njani Prej Atyne

Teksti :: Song Lyrics
[Refrain 1:]
Unë jam njani prej atyne – nja prej popullit të harrum,
nja prej tyne në votime – me premtime të mashtrum.
Nja qe ende sosht verbu – qe pe sheh qysh po sharroni,
nja qe smundet me duru – ju këte vend qysh pe shkatrroni.

Unë jam njani prej atyne – nja prej popullit të harrum,
nja prej tyne në votime – me premtime të mashtrum.
Unë jom njani prej atyne – që këte tokë e thrrasin nane,
100 shpirta mi fal zoti – për këte vend qe i kish dhan.

[Vers 1:]
Krejt e dim për media tona – qe me rrena na kan ngop,
dim për krime dhe për luftra – qe po bohen nëpër botë.
Kush tentoj me na faru – kush na preu na krejt e dim,
dim për antar të clirimtarve – qe skan buke mi ushqy thmin.

Për jetimat e atyre – qe dhan jetën për këte tokë,
mijra motra edhe vllëzer – të shpërndam nëpër këtë botë.
dim për nderin e do vajzav – qe poget qe jon dal fare,
për rinin pa perspektiv – nëpër shum shkolla shqiptare.

Autostradën e ndërtume – prej kosove dej n´shqipni,
qe me gjysen e kti qmimi – pa problem kish mujt mu kry.
për pozitat e karrikat – qe met njoftshum i kan nxan,
gjith kto dredhje, dallavere – sene qe i dim tetan.

Për hakmarrje mes vllaznive – n´emër t´librit t´shkrum prej Lekës,
për munges të medicinës – qe na pruni n´prag të dekës.
dhe familjet n´buz t´bankrotit – i kem pa dhe krejt i dim,
qe i kan shit dej n´tesha t´trupit – tu tentu mi sheru thmin.

Për ata qe i kem votu – qe po i shohum sot tu rreh,
për familje qe skan dru – gjat kti dimri për mu nxeh.
për mangsi sot në respekt – dhe ather kur plaku flet,
dhe për kohën qe tash burrat – po shkojn nuse në gurbet.

E për trit mas fakullteti – n´papunsi edhe pa shpres,
për diplomat qe kryjn punë – veq kaftorrin për me dhez.
Krejt e dim na për ata – qe na qkoqën permanent,
qe premtojn, a sen s´ndryshojn – veq hajn mut në paralament.

[Vers 2:]
Nuk mjafton me than e di – po sen smuna me ndryshu,
nuk mjafton mu nal me kqyr – edhe kurr mos me vepru.
e me than po ja la tjerve – se unë vet nuk kom takat,
e ather kur t´nxon problemi – mu qu n´kam e me kukat.

Sa lotë dhimjbe mi qajt nanat – mi qajt motrat n´shqiptari?
sa varreza n´vendin ton – jon tu mbush me trupa tri?
sa periudha me i lan qenat – për do lekë me prish miletin?
ni budall prish ni mahall – e ni grusht e dhin krejt shtetin.

Sa babloku me dal n´mal – me vjedh dru për kaftorr ti?
deri kur me papunsi – mi majt robt me ni penzi?
pse me mu qkep shqipet kahmos – me hup ftyrën, mu bo hor?
N´ven se mi rrit thmin n´vendlindje – pse mi rrit në diaspor?

Pse me rrnu gjithmon me mall – t´njani tjetrit sat jem gjall?
e mu pa veq n´dek a n´darsem – dyher n´vit me ardh osht rrall.
qysh mu kthy me thmi n´vendlindje – kur nuk muj me garantu?
me ardh puna e medicines – mos me pas shans mi sheru.

N´qaf e keni ni nacion – flamur, gjak e nder e pi shkelni,
dikur shkau na perzuni – ju tash derën po na e mshelni.
dhe ata qe kan met mrena – nuk dojn tjeter veq me ik,
tu bo t´lig me politik – ni nacion e keni fik.

Jemi shqipe n´kam dot qohem – dhe me dit qe krejt farohem,
une jom njani prej atyne – qe dha jetën e s´pajtohem.
Tokë me shka me nda nuk kem – kallxoj shqipja nuk lejon,
me dal njeri për hir t´lekut – me lu loj me popllin ton.

DËRGOI:
Komente 1