Biografia
"Prizreni Music Fest", është ky evenimenti muzikor mbarëkombëtarë i cili pritet të filloj me 11 Maj në qytetin më të bukur të shqiptarëve, në Prizren.
E sigurisht do të ishte e pamundur të mungonte televizioni numër 1 në Prizren, Televizioni Opinion, për ta përkrahur këtë ngjarje të madhe muzikore. Poashtu edhe Tv TEMA ju ka bashkuar këtij organizimi, duke bërë që shqiptarët të mos i ndiejn as fizikisht e as shpirtnisht kufinjtë në mes vete.
Projektet e mëdha muzikore sikur "Prizreni Music Fest", sigurisht që duhet ta kenë një Producent të madh dhe me përvoj artistike. Është këngëtari nga Shqipëria, Eli-G, i cili po e menaxhon këtë projekt të madh, dhe ka konfirmuar se befasitë nuk do të mungojnë në këtë organizim për herë të parë mbarë-kombëtarë.
Madje, Eli-G ka konfirmuar poashtu se këtij festivali të madh pritet ti bashkohen emra të mëdhenj të estradës shqiptare, duke përfshirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora shqiptare.
Sigurisht, ai nuk la pa përmendur edhe pjesëmarrjen e MC Qoppës, Hekuran Krasniqit, Mendarit, Xheraldina Berishës, Grupit "Ilirët", e shumë e shumë emra tjerë, që pritet të jenë befasia e këtij festivali të madh.