TEKSTESHQIP
Biografia
Puntorie Muça Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar:
Poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës” poezi për të rritur-1987, “Sodisin yjet” poezi për të rritur-1990, “Kuku” poezi për të rritur-1977, “Rapsodi udhëtarësh” poezi për të rritur-1995, “Suita e lënduar” poezi për të rritur-2002
“Suita ime” në gjuhën Maqedone ” Mojata svita” poezi për të rritur-2000
“Vega”-poezi për të rritur-2006, “Koha e qershive”-2018.
Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë” poezi për fëmijë-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”poezi për fëmijë-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999.
Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003.
Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”- Monodramë- e botuar në revistën « Jehona », “Ahengu i grave të qytetëruara”- e botuar në revistën “Jehona”, “Djajtë e netëve të fundit”- e botuar në revistën „Jehona“, “Harta sekrete”-komedi.
Romane:
“Vjeshtë totemesh”-2007, “Emma Jazzi”-2009, “Unë, dhuna dhe Emma Jazzi”-2009, „Edhe qielli mbetet i kaltër“-2011, „ Gjurmë dhe ishuj“-2012, “Ndërgjegjja e pleshtit”-2016.
-Poezitë e Puntorie Zibës u përkthyen në maqedonisht, anglisht, rumunisht, maqedonisht, frengjisht, gjermanisht etj dhe është fituese e mbi dhjetëra çmimeve e mirënjohjeve letrare.
Komente 0