TEKSTESHQIP

Qamili I Vogel
Pasha Syte E Mi
Lyrics

Pasha sytë e mi-e,
që i kam në ballë,
që i kam në ballë,
jam tuj vujt gjithnji-e,
deri sa t’jam gjallë,
jam tuj vujt gjithnji-e,
deri sa t’jam gjallë.

Dal e rri te dera,
me hjek pak mërzi,
me hjek pak mërzi,
jam jetime e shkreta,
hallin kush s’ma din
jam jetime e shkreta,
hallin kush s’ma din.

K'ndo kumri e mjera
shka më rri n’vetmi
shka më rri n’vetmi
K'ndo se erdh pranvera
Në kafaz s’je n’dry
K'ndo se erdh pranvera
Në kafaz s’je n’dry’.

Zonin kur ta njeva,
ti bojshe gu-gu,
ti bojshe gu-gu,
qysh më kaloi jeta,
vajzë për pa u martu
qysh më kaloi jeta,
vajzë për pa u martu.