A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Shinat

Kur isha i ri
Isha shend e vere
Nga zigzaket e jetes
As qe merja ere

Bota ish e imja
Gjithe kjo atmosfere
Grykave kalinores
Isha kavaljer

Kur ja hipja kalit
Se leshoja revan
I futja kavzhikun
Kalores ilirian

Kudo veja, vija
Ere isha veri
Per pune e stervitje
S'ma delte njeri

Dekatat me vrane
Ballin ma bene vije
U thava u rreshka
S'kam me energji

Kur isha i ri
Isha ylyver
Nga shinat e kohes
S'dola asnjeher

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019