Qani Seferaj Poezi
Qani Seferaj

Doli Dielli Yll E Drit

Doli dielli yll e drit
I largoi pandemit
Dolen zonjat ne pazar
Trak e truk ne trotuar

O moj zonja zonjazi
C'ju beri kjo pandemi
U mbulli brenda ne shtepi
Me burrat ngritet dolli

Drodhet pete drodhet byrek
Hengret darke e hengret dreke
Per inat te pandemis
Hengret mish e oriz

Po c'te beje fukaraja
U mbarua dhe tranaja
Kazanet kallacka s'kane
Jane ushqim per fukarane

Doli dielli yll e drite
Rama po liron burgjit
Pak nga pak e ca nga ca
Kjo murtaj nga na ra

Per virusin, pandemit
Po bejne sherr superfuqit
Kur ka kriza s'ka para
Lufte kerkojne kokat e medha

- Poezi nga Qani Seferaj


- U dërgua nga Qani Seferaj -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0