>
LETERSISHQIP

Tomi Edhe Xherri (1 Qershor)

Tomi edhe Xherri
Shkojnë ku ka femijë
Për çdo 1 Qershor
Luajnë macja me min.

Në çdo skaj të botës
Ata venë e vijnë
Në skenat magjike
E djegin shaminë.

Luajnë në trevat tona
Jug e Veri
Nga Vjosa te Valbona
Vermosh e Dhërmi.

Vallen kosovare
E këputin fare
Luajnë me çifteli
Cule e medajre.

Shkojnë ku ka shqiptarë
Preshev e Ulqin
Në të katërt vilajetet
Manastir e Janinë.

Tomi edhe Xherri
Me targë albanian
Për çdo 1 Qershor luajnë
Me fëmit tanë.

DËRGOI: