>
LETERSISHQIP

Festojmë Së Bashku

Kur vjen 1 Qershori
Dielli shkrep shkëndija
Shpërndan tufa rrezesh
Të shkëlqeje gjithësia.

Fryn veriu nga deti
Në derë troket vera
Dalin vogëlushat
Ashtu si përhera.

Në oborr të shkollës
Vjersha recitojnë
Me zën e bilbilit
Këng do këndojnë.

Kur vjen 1 Qershori
Fëmijët argëtojne
Që të gjithë së bashku
Festën e festojmë.

DËRGOI: